Ekonomi, Kryesore

Këmbimi valutor, euro ndal hovin – Lira turke zbret në 16.34 lekë

Pas një maratone disa ditore, ku valuta e përbashkët europiane arriti të fitojë rreth 0.5 pikë kundrejt lekut, euro duket se ka ndërprerë vrullin. Monedha ka mbetur e fiksuar në kuotën e 126 lekëve në blerje dhe 126.8 lekëve në shitje. Duke analizuar hendekun e ngushtë të luhatjeve në kursin e valutës 24 orët e fundit, duket se euro mund të mbetet në kursin aktual.

Ndërkohë në tregjet ndërkombëtare, presioni i Brexit ka dëmtuar paundin britanik, i cili është zhytur kundrejt euros. Kjo rënie është reflektuar edhe në tregun valutor vendas, ku stërlina ka humbur 0.3 lekë për njësi krahasuar me nivelin e ditës së hënë. Tashmë paundi këmbehet për 140 dhe 141 lekë.



Ndryshe nga dy valutat e mësipërme, dollari amerikan vijon të gëzojë një epërsi nga tensionet tregtare globale. Valuta e SHBA u rrit me 0.3 pikë kundrejt lekut krahasuar me ditën e djeshme dhe tashmë ka arritur në nivelin më të lartë të dy javëve të fundit në kuotën e 109 lekëve.

Forcimi i dollarit vijon të ketë efekt në vlerën e valutave të tregjeve në zhvillim si lira turke apo riali iranian, të cilat kanë pësuar sërish zhvlerësim. Në Shqipëri, lira turke këmbehet tashmë për 16.34 lekë, ndërkohë që grafiku tregon një tendencë në zbritje, ndonëse më të zbutur në krahasim me javët e kaluara./SCAN

EUR/ALL 126.00 -126.80
USD/ALL 109.00 -109.80
GBP/ALL 140.00 – 141.00
AUD/ALL 78.30 – 79.00
CAD/ALL 82.80 – 83.50
CHF/ALL 112.00 – 113.00

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas