Aktualitet

Këmbimi, bie monedha vendase, USD 108 lekë

Largimi i emigrantëve nga atdheu drejt vendeve të tyre të punës ka ndikuar në kursin e brendshëm valutor duke zhvlerësuar monedhën kombëtare lek. Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer dje me 138,1 lekë, ndërsa një dollar amerikan është këmbyer po dje me 108 lekë. Monedha e gjelbër amerikane ka njohur rritje të konsiderueshme, krahasuar me ditët e fundit të dhjetorit të vitit 2011, duke ndikuar në këtë mënyrë në zhvlerësimin e lekut kundrejt saj me 5,4%. Ndërsa kundrejt monedhës së eurozonës, monedha kombëtare lek është zhvlerësuar me 0.7 pikë përqindjeje.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas