ShowBiz

Kelvi Kadilli nuk largohet nga Pop Culture, por ja ndryshimet






               Publikuar në : 17:44 - 11/09/18 |
mapo.al

Emisioni i drekës në “Top Channel” duket se, ka pësuar ndryshime të mëdha këtë sezon. Pas zërave për largimin e moderatorit Kelvi Kadilli, dhe postimit të orarit apo ndryshimit të emrit të këtij emisioni, vetë televizioni ka hedhur poshtë të gjithë zërat.


Së fundmi është publikuar në faqen zyrtare të televizionit, edhe spoti zyrtar i emisionit.

Në spotin zyrtar vihet re prezenca e Kelvi Kadillit, gjë që hedh poshtë thashethemet për një largim të mundshëm të tij nga emisioni.

Por risia duket se është prezenca e dy figurave të reja në këtë emision. Mbetet për tu parë nëse ka ndryshim në format, apo do të mbetet i pandryshuar.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas