ShowBiz

Kejvina shkon në ‘TCH’, ndjekësit në Insta: Tradhëtare!

Është shumë e rëndësishme që njerzit të kuptojnë se figurat e ekraneve të ndryshme shqiptare, tashmë e kanë më të lehtë të lëvizin si të ftuar në studio të ndryshme.

Njësoj ka ndodhur edhe me Kejvinën që jemi mësuar ta shohim në “Xing me Ermalin”.



Mbrëmjen e djeshme kjo e fundit ka qenë e ftuar në emisionin sportiv “Top Arena” që ka nisur në Top Channel për Kampionatin Botëror të Futbollit.

Menjëherë sapo Kejvina ka shpërndarë foton nga ambientet e “Top Channel”, kanë nisur komentet negative lidhur me faktin që kjo e fundit është larguar nga “Tv Klan” për të shkuar në një emision të “Top Channel”.

E ftuar në emisionin “Top Arena”, përballë moderatorit Edi Manushit, Kejvina zbuloi edhe porosinë që Ami i ka dhënë për Ermalin.

Pas pyetjes “A të ka thënë Ermali që Amin duhet ta respektosh më shumë se unë?”, Kejvina tha: “Në fakt, Ami më ka thënë që Ermalin respektoje më shumë se unë”.

Velina tregoi më pas se nuk do të largohej nga emisioni i tij, pasi nuk mund t’ia bënte këtë gjë Ermalit.

Image

Image

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas