Aktualitet, Kryesore

Kë kërcënoi ministri Xhafaj sot në konferencë?

Përmes një konference të posaçme, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sqaroi sot pozicionin e tij dhe të vëllait në lidhje me akuzat e opozitës dhe të dhënat e publikuara në media.

Mes një sqarimi të gjatë, Xhafaj u ndal gjerësisht edhe tek sulmet personale që janë bërë ndaj tij dhe familjes, ndërsa deklaroi se “mos prisni të merrem me bashkëshortet, djalin,vajzën, motrat, vëllezërit, baxhanakun dhe kunatin e disa prej këtyre të pacipëve që më kanë sulmuar mua gjithë këto ditë, paçka se ka shumë për të thënë dhe bërë ndaj tyre, në këtë aspekt”.



Pyetja që shtrohet në këto momente është se ndaj kujt drejtohej ky mesazh i ministrit të Brendshëm? Cilët janë janë bashkëshortet, djali,vajza, motrat, vëllezërit, baxhanaku apo dhe kunati që përmendi indirekt ministri Xhafaj?

Dëshiroj tju them miqve të shumtë të mi që më kanë shkruajtur këto ditë me shumë dashamirësi. Miqtë e mi,  mos prisni të merrem me bashkëshortet, djalin,vajzën, motrat, vëllezërit, baxhanakun dhe kunatin e disa prej këtyre të pacipëve që më kanë sulmuar mua gjithë këto ditë, paçka se ka shumë për të thënë dhe bërë ndaj tyre, në këtë aspekt. Do ju zhgënjej për këtë. Nuk mund ta bëj. Nuk e kam bërë në asnjë ditë që jam në politikë dhe as kam ndër mend ta bëj ! Nga familja ime gjithmonë kam një porosi, që edhe pse nuk janë ata të parët që e kanë thënë, por të parët që në fëmijëri mua ata ma kanë thënë: Mos i bëj tjetrit, atë që nuk do dëshiroje të ta bënin ty ! E di shumë mirë që, kjo ka vlerë për njerëzit normal të kësaj bote, për njerëzit që kanë cipë dhe përgjegjshmëri kur flasin “, u shpreh ai.

Në ligjërimin e tij, Xhafaj shkoi më tej duke thënë se shumë janë të frikësuar nga çfarë po ndodh me reformën në drejtësi dhe me punën dhe rezultatet që po arrin Policia e Shtetit.

“Dua t’i garantojë të gjithë këta, se edhe nëse unë dje do të kisha ikur nga kjo zyrë, çfarë është bërë nga unë, nga kolegë dhe bashkëpunëtorë të mi, nga partnerët ndërkombëtarë, nuk mundet të zhbëhet.

Shumë shpejt edhe SPAK e BKH do të jenë në funksionim. Kështu, gjithnjë e më shumë, krimi do të humbas terren. Unë jam këtu për ta përmbushur sa më mirë këtë mision që kam marrë përsipër. Dje si ideues dhe drejtues i procesit të Reformës në Drejtësi dhe sot si Ministër i Brendshëm.

Nëse mendoni të më mposhtni me sulmet tuaja, gaboni.

Thjesht nuk kam frikë! Askush nuk mund të më shantazhojë. Askush nuk do të mund të më pengojë në arritjen e qëllimeve të larta,  të asaj çfarë kam marrë përsipër të bëj sa bashku me bashkëpunëtorët e mi dhe me mbështetjen e partnerëve: luftë pa kompromis me krimin, gjithmonë në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve dhe vetëm të qytetarëve”, deklaroi Xhafaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas