Kronika, Kryesore

Katër shqiptarë rrëmbejnë francezen në hotelin luksoz, i grabisin 2 milionë euro

Një ngjarje e denjë për skenarët hollivudian ka ndodhur në Itali në një hotel luksoz.

Katër shqiptarë ishin protagonistë të grabitjes së një çante me 2 milionë euro në hotelin “Hilton” në Milano.



Por, nuk mbaron me kaq, duket se ata ishin informuar gabim, pasi pronarja  parave ishte një mashtruese.

Nga numërimi i parave, rezultoi se vetëm 65 mijë ishin të sakta ndërkohë pjesa tjetër ishin të falsifikuara.

Gruaja po tentonte të mashtronte disa indianë duke shkëmbyer paratë me prona. Por, para se ajo të dorëzonte çantën, katër shqiptarët emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, menduan se bënë “goditjen” e jetës.

Ata i morën çantën dhe u larguan ndërkohë gruaja nuk mundi dot të çojë deri në fund mashtrimin.

Një ditë pas ngjarjes, policia arrestoi katër shqiptarët me çantën me para si dhe gruan franceze nën akuzën e “mashtrimit”.

Pas numërimit të parave, policia konstatoi se ato ishin false, dhe vetëm 65 mijë euro ishin para të vlefshme./a.m.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas