Shëndeti

Katër rastet kur nuk duhet të hani hurmat, rrezikojnë t’ju dëmtojnë organizmin





               Publikuar në : 22:00 - 20/02/19 |
mapo.al

Shumë prej jush i preferojnë hurmat Ato përmbajnë vlera ushqyese fantastike. Po kur nuk duhet t’i hani: Mos konsumoni hurma me stomakun bosh. Kur jemi të uritur, stomaku sekreton më shumë acide tretës. Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulcera, gjakderdhje dhe probleme të tjera serioze në stomak. Mos konsumoni shumë hurma në të njëjtën kohë. Hurma përmban shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkakton ndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë. Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë në përthithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.


Nuk duhet të konsumoni hurma së bashku me fruta deti

Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak. Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë, etj; dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.

Konsumojini hurmat pa lëkurë

Disa prej nesh parapëlqejnë konsumin e hurmës me lëkurë. Por, lëkura e saj ka shumë taninë dhe mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet heqja e lëkurës.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas