Kronika

Katër nipërit bëhen bashkë në Roskovec, bëjnë për spital xhaxhain 55-vjeçar

Katër nipër janë bërë bashkë dhe kanë dhunuar xhaxhain e tyre 55-vjeçar, me inicialet Xh.M. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Roskovec të Fierit. Fillimisht ka nisur një sherr mes tyre, që më pas ka degjeneruar në përdorimin e dhunës.

“Më datë 24.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit A.M., E.M., V.M., dhe L.M., vjeç 42, 26, 22 e 21, banues në fshatin Vlosh, Roskovec, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhune fizike ndaj xhaxhait të tyre, shtetasit Xh.M., vjeç 55. Neni 130/a/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.



Ende nuk dihen motivet që kanë çuar në këtë sherr, që pasoi me dhunën e katër të rinjve ndaj xhaxhait të tyre.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas