Politika

Katër kuksianë në burg/ Manjani del me propozim të ri: Parlamenti të miratojë një ligj…






               Publikuar në : 17:11 - 20/04/18 |
mapo.al

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka një propozim pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës që vendosi të lërë në burg 4 nga 11 kuksianët për të cilët Shkalla e Parë vendosi “Arrest me burg”.


Manjani thotë se, parlamenti duhet të miratojë një ligj për amnistimin e tyre nga ndjekja penale.

“Qeveria kërkoi falje për sa i bëri Kuksianëve, por atyre nuk jua fal!

Ata protestuan për arsyen që u kërkua falja! Hipokrizi! Por mund të bëjnë diçka tjetër, nëse e kanë seriozisht:

Parlamenti të miratojë urgjent një ligj për amnistimin e tyre nga ndjekja penale!
Pse se bëjnë?!”,- shkruan Manjani.

Manjani fb


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas