Kronika, Kryesore

Katastrofa në Itali, vdes i riu shqiptar. Familjarët: Po shkonte në punë

Një shqiptar mes viktimave të Xhenovas.

“BalkanWeb” ka komunikuar me familjarët dhe ka mësuar se viktima është 22-vjeçari Marjus Djerri nga Shijaku.



Sipas të afërmve, i riu ka qenë duke shkuar për në punë kur është shembur ura Morandi, duke rënë në 100 metra lartësi.

Vdekja e tij është konfirmuar për familjarët në Itali pas mesnatës së kaluar. Më pas familja ka njoftuar të afërmit në Shqipëri. Marjus Djerri kishte lindur në Itali, ku ndodhej me familjen prej vitesh.

Ndërkohë nga Ministria e Jashtme nuk ka ende njoftim zyrtar për shqiptarë që kanë humbur jetën në Itali.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas