Bota, Kryesore

Katastrofa në Itali, Qeveria: T’i hiqet licensa kompanisë koncesionare private

Pas tragjedisë së djeshme në Xhenova, dy zëvendëskryeministrat italianë, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, kanë njoftuar se kanë ndëmend të revokojnë koncesionin e dhënë kompanisë “Autostrade per l’Italia”.

Rënia e urës, pjesë e autostradës A10, nxori në pah rrezikun që paraqet në Itali infrastruktura e vjetër, që i ka kaluar 50 vjet nga koha e ndërtimit. Mediat italiane shkruanin dje se rreth 60% e rrugëve të vendit paraqesin rrezik.



Ministri i Transportit, Danilo Toninelli, kërkoi dorëheqjen e drejtuesve të koncesionarit.

Toninelli la të hapur mundësinë e rikthimit të rrjetit rrugor nën menaxhimin e shtetit.

Edhe zëvendëskryeministri Di Maio e ka mbështetur idenë e anulimit të koncesionit.

Edhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra, thotë se revokimi i koncesionit është më e pakta në këtë rast.

Në Itali ka një numër të madh rrugësh që kanë segmente urash si ura Morandi, ku ndodhi tragjedia me 39 të vdekur. Mbi këto ura kalojnë çdo ditë mijëra makina dhe mjete të rënda. Një pjesë e konsiderueshme e infrastrukturës në Itali ka një moshë mbi 50-vjeçare.

Për më tepër, për ndërtimin e tyre është përdorur çimento e përforcuar, e cila me kalimin e dekadave bëhet e rrezikshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas