Kryesore, Rusi 2018, Sport

Kasijas e Suarez polemizojnë: VAR punoi vetëm pro Francës

Franca është kampione bote, Kroacia kthehet në shtëpi me kokën lart, duke përgëzuar kundërshtarin, ashtu si kishte premtuar trajneri Zllatko Daliç dje.

Megjithatë, nuk mund të kalonin pa debate disa momente të ndeshjes, me arbitrin argjentinas Pitana dhe asistentët në VAR që duket se bashkëpunuan vetëm në rastin e penalltisë kundër Kroacisë, por ndërkohë nuk u analizua fare faulli i fituar nga Grizman, që çoi të goli i parë i ndeshjes, aty ku kishte vend për debat edhe për një pozicion jashtë loje të Pol Pogbasë kur Manxhukiç kërceu dhe shënoi autogol.



Portieri i famshëm spanjoll Iker Kasijas, gjithnjë aktiv me Twitter, komentoi live: “Sinqerisht, nuk e kuptoj mirë përdorimin e VAR-it. Arbitri sinjalizon një faull që nuk ishte ndaj Grizmanit. Shënon Franca në atë aksion dhe gjithçka vazhdon normalisht”.

Edhe sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, ishte dakord me portierin spanjoll, duke shtuar: “Kemi të drejtë Iker dhe përveç kësaj, Pogba është në pozicion jashtë loje, sepse merr pjesë në aksion”./sport ekspres

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas