Aktualitet

Kashar: Shfaqen vatra të reja zjarri gjatë mëngjesit, ja dyshimet e para






               Publikuar në : 09:22 - 23/04/18 |
mapo.al

Vatra të reja zjarri janë ndezur këtë mëngjes në fabrikën e riciklimit, e cila u shkrumbua një ditë më parë në zonën e Kasharit, raporton TCH.


Rojet e objektit ndërhynë pa sukses për të shuar flakët dhe vetëm me mbërritjen e zjarrfikëses, situata është vënë nën kontroll.

Flakët përfshinë të dielën qindra ton mbetje plastike.

Zjarri vazhdoi disa orë jashtë kontrolli edhe pse në vendngjarje u dërguan të gjitha forcat zjarrfikëse të Tiranës, dy mjete të ushtrisë dhe dy autobotë të ujësjellësit të bashkisë.

Zjarri masiv ishte kërcënues edhe për bizneset ngjitur. Flakët përpinë edhe shtyllat e energjisë elektrike dhe OSHEE njoftoi djegien e linjës që lidh Unazën e Re me zonën e Mëzezit.

Zjarri ngriti një re toksike që shkaktoi probleme shëndetësore për zjarrfikësit që luftonin me flakët dhe banorët e zonës përreth.

Hetimet po vijojnë nga prokuroria, por të dhënat e para tregojnë se masat e sigurisë nga mbrojtja kundër zjarrit në këtë fabrikë ekzistonin vetëm në letër sepse në realitet, në fabrikë nuk kishte as fikëse zjarri dhe as ujë.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas