KMR

Karuseli më i madh në botë, “pluskon” në ajër

Karuseli më i madh në botë është shndërruar në një pikë referimi për qytetin Ueifang në Kinë, jo vetëm për përmasat, por mbi të gjitha për faktin që nuk ka një bosht qendror.

Rrota kolosale me diametër 125 metra dhe që arrin lartësinë 145 metra nisi punën në maj duke tërhequr me mijëra që duan të provojnë emocionin që ajo ofron. Veçantia e karuselit kolosal është se nuk ka bosht qendror dhe as shufrat klasike të rrotës së biçikletës që dallojnë karuselët kudo në botë.



Inxhinierët kinezë e kanë zgjidhur me mjaft zgjuarsi këtë mungesë, pasi pjesa kryesore e strukturës është e palëvizshme, ndërsa kabinat rrotullohen mbi pjesën e jashtme të rrethit që lëviz. Karuseli gjigant ka 36 kabina që mund të mbajnë nga 10 persona secili dhe gjithashtu kanë televizorë dhe internet.

Një xhiro e plotë zgjat 30 minuta, kohë që sipas atyre që e kanë përjetuar eksperiencën unike, kalon fare pa u ndier.

<
>
u1 u2 u3 u4 y
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas