Dikur

“Karta e Turizmit” në vitet ’30-të, si e shihnin Shqipërinë turistët e huaj

Turizmi në vitet ’30 në Shqipëri ka shënuar rritje dhe kjo vihet re më së miri në përshtypjet e të huajve që vizitonin vendin tonë në atë kohë.

Sipas dokumenteve të arkivit online të ministrisë së Jashtme, Historia e Diplomacisë Shqiptare, fundi i viteve 20-të dhe vitet 30-të shënuan një vëmendje në rritje të qeverisë shqiptare për organizimin dhe zhvillimin e turizmit në Shqipëri si dhe një angazhim maksimal të legatave dhe konsullatave shqiptare jashtë vendit për të rritur interesimin e të huajve për të vizituar Shqipërinë si turistë.



Kjo punë intensive bëri që Shqipëria në vitet 30-të të ishte pjesë e destinacioneve turistike të perëndimit të Ballkanit , përkrah Jugosllavisë dhe Greqisë, jo vetëm me turizmin automobilistik, por tashmë edhe për turistët që mbërrinin me transport detar në skelat e Durrësit, ose hynin të organizuar nga kufiri verior apo jugor i Shqipërisë.

“Randësinë e turizmit e kanë njoftun mbas luftës botnore shumë shtete të vogla e të mëdha, dhe bajnë shumë sakrificë për me e vu në veprim në gjithë pikëpamjet..”, shkruante konsulli shqiptar në Vjenë Çatin Saraçi më 5 gusht 1929

Duke e organizuar turizmin si aktivitet shtetëror, qeveria shqiptare hoqi taksën e vizës për turistët e huaj dhe i pajiste ato me “Kartën e Turizmit” e cila jo vetëm i diferenconte turistët nga kategoritë e tjera të të huajve që qëndronin në Shqipëri, por edhe u krijonte lehtësira të tjera gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri. / Mapo.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas