Kryesore, Mapo Format

Karikatura e MAPO-s: Çfarë pritet në shtator…

Opozita ka nisur pushimet dhe gushti ishte një muaj i qetë për ta.

Kjo qetësi, në kohën kur vendi dhe rajoni ka pasur shumë zhvillime, është komentuar në mënyra të ndryshme.



“Opozita shqiptare, përjashto ca postime të herëpashershme, është me pushime, sepse “jeta është e ëmbël”, edhe për opozitarët…

Pash Zotin, Opozita le të pushojë, njerëz janë dhe le ta gëzojnë jetën, por të pretendosh pastaj se kur ti bien “bilbilit”, njerëzit duhet të vrapojnë pas tyre, është me pikëpyetje, aq më tepër që Km-ja dhe skuadra e tij mediatike, punon në mënyrë të tillë që krijon përshtypjen se “timonieri” nuk e lëshon drejtimin asnjë minutë.

Në këto pushime të Opozitës, që realisht mund të jenë të shkurtra por që perceptohen si të gjata, me tërë këto krime dhe aksidente që po ndodhin, opinioni lexon me të tepërt dobësinë e vullnetit të saj, për të ndryshuar realisht gjërat dhe raportin e forcave.

Sepse nëse situata është realisht kaq dramatike dhe kritike, si e përshkruan Opozita, në fjalimet dhe “statuset” e veta, “pushimet” dhe nxirjet në diell, buzë detit apo buzë lumit, japin një mesazh tjetër, një mesazh që nuk përputhet me fjalët e ndezura, që të lagura me ujin e kripur të detit, nuk ndezin dhe nuk frymëzojnë,” shkruan analisti Artur Zheji.

Shkak për këto reagime në media dhe rrjetet sociale janë bërë protestat në Rumani.

Disa zëra opozitarë thonë se në shtator do të ketë protesta edhe në Shqipëri. Madje ish-kryeministri Sali Berisha e ka paralajmëruar diçka të tillë, duke thënë se do jetë shtatori shqiptar, ndërsa rumunët kanë gushtin.

Kjo është arsyeja se përse mjeshtri Bujar Kapexhiu vjen sot me një karikaturë pikante.

A do e dëgjojë Basha propozimin për shtator shqiptar?

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas