Aktualitet

Karburantet, hyn në fuqi ligji, rriten çmimet

Rriten djeshëm çmimet e karburanteve në kryeqytet. Nga një vëzhgim i gazetës MAPO në karburantet e Tiranës është vënë re se një litër naftë ka arritur në nivelin e 180 lekëve, ndërsa 1 litër benzinë, 185.50 lekë. Kjo, si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit për tatimin e karburanteve. Sipas specialistëve, edhe në rast rezerve karburantet sërish do ta rrisin çmimin, pasi vendimi i qeverisë i detyron ata që të derdhin në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve 8.4 lekë për çdo litër karburant taksë. Ndërsa shitësit e karburanteve u shprehën se qytetarët kanë nisur të kursejnë duke blerë sa më pak karburant.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas