Sport

Karamberis nuk e përmend as kombëtaren e as Kuzhen

Markos Karamberis, njëri prej kokave të rrjetit kriminal të asgjësuar pak ditë më parë në Selanik të Greqisë, është dëgjuar dje për shumë orë në prokurorinë e këtij qyteti. Njeriu më i përfolur rreth skandalit të trukimit të ndeshjeve (përfshirë edhe ato të kombëtares së Shqipërisë), u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve edhe për këtë temë. Sidoqoftë, edhe pse ende dyshohet se përfaqësuesja jonë dhe ish-trajneri kuqezi, Josip Kuzhe, janë të përfshirë, Karamberis në deklaratën e tij të parë para prokurorisë nuk ka folur fare rreth futbollit shqiptar, kombëtares apo trajnerit kroat. “Unë jam i sëmure pas kumarit. Mund të kem fituar 5 milionë euro nga ky lloj biznesi, por nuk e keni idenë se sa kam humbur”, ishin fjalët e para të Karamberis, i cili kishte vendosur të deklarohet nëpërmjet avokatit të tij. Nga përgjimet telefonike, dyshohet se dy ndeshje të Kombëtares shqiptare qe të kurdisura.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas