Aktualitet

Kaq ishte… Fondacioni i filantropit “ul qepenat” në Hungari

Fondacioni i filantropit Xhorxh Soros ka bërë të ditur se po mbyll zyrën e tij në Hungari, duke fajësuar për këtë ambientin gjithnjë e më represiv.

Fondacioni “Shoqëria e hapur”, që financon organizata joqeveritare, thotë se do ta zhvendosë aktivitetin e tij në kryeqytetin gjerman, Berlin.



Qeveria e djathtë e kryeministrit hungarez Viktor Orban ka thënë se planifikon të ashpërsojë kufizimet mbi OJQ-të. I rizgjedhur muajin e kaluar, Orban bëri fushatë nën sloganin “Ndal Sorosit”.

Vetë Soros mohon akuzat e Orbanit, sipas të cilave fondacioni i tij është pjesë e një plani për të sjellë një numër të papërballueshëm emigrantësh në Evropë.

Presidenti i fondacionit, Patrik Gaspard, tha: “Qeveria e Hungarisë po denigron dhe keqprezanton punën tonë, po shtyp shoqërinë civile për hir të përfitimeve politike, po përdor taktika të paprecedenta në historinë e Bashkimit Evropian”.

Vetë qeveria hungareze nuk ka bërë asnjë koment mbi vendimin. Soros ka shpenzuar 12 miliardë dollarë, kryesisht përmes fondacionit të tij, për “Shoqërinë e hapur” në iniciativa civile për reduktimin e varfërisë dhe rritjen e transparencës, në bursa shkolle dhe universitete në të gjithë botën, veçanërisht në Evropën Lindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik, që nga vitet 1980./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas