ShowBiz

Kapje prej flokësh e dëmtime gjoksi, këto janë sherret e mëdha mes femrave shqiptare

Nuk ndodh vetëm jashtë shtetit, por edhe në Shqipëri, që artistë të famshëm të zihen mes tyre.

Përgjithësisht ngjarje të tilla ndodhin mes reperëve, por në vendin tonë nuk kanë më asnjë dallim.



Këtë herë Xing ka bërë një përmbledhje të sherreve të bujshme mes artisteve shqiptare, të cilat janë zënë prej flokësh apo edhe kanë qëlluar njëra-tjetrën aty ku u dhëmb më shumë: tek gjoksi me silikon.

Cilat janë ato? I gjeni të renditura më poshtë…

Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi

Sherri fizik mes tyre ka ndodhur në vitin 2011.

Asokohe këngëtarja Rozana Radi raportoi në polici sulmin fizik nga mikesha e saj e dikurshme Rezarta Shkurta.

Shtetasja Rezarta Shkurta më ka sharë dhe ofenduar duke më shkruajtur në inbox mesazhe me fjalët më banale që përmban fjalori i gjuhës shqipe.

Më pas kjo shtetase më shkruan përsëri dhe më thotë se dua të të takoj, duke më kërkuar numrin e telefonit. më mori në telefon dhe më tha jemi tek ky Mercedezi me drita të fikura.

Unë në këtë moment i hapa dyert, pasi i kisha të siguruara, dhe po prisja që ajo të vinte të hipte në makinë me qëllim që ta sqaronim problemin.

Por ajo vjen, hap derën e shoferit ku isha unë dhe pa më folur fare u hodh sipër meje duke më qëlluar me grushte në çdo pjesë të trupit.

Më kishte bllokuar sediljen e parë dhe unë nuk mund të dilja nga makina.

Në një moment, unë gjej mundësinë dhe dal nga makina për ti shpëtuar kësaj shtetaseje, pasi ishte shumë e dhunshme dhe në të njëjtën kohë më shante me fjalë banale.

Në momentin që unë dola jashtë, nga makina e saj doli edhe një djalë, i cili më kapi nga krahët dhe po më mbante, në një kohë që ajo filloi të më godiste përsëri.

Personi i cili doli nga makina, ishte shtetasi Ermal Hoxha, i cili më tha se jam bashkëshorti i Rezartës.

Në momentet që këta shtetas po më godisnin, aty po kalonte një makinë policie dhe unë menjëherë, sapo i pashë, u dola përpara dhe iu tregova ngjarjen- ka deklaruar asokohe Radi. Gjykata e shpalli Rezarta Shkurtën më pas të pafajshme.

Dorina Mema dhe Enca

Sherri mes tyre ka nisur në 2016-ën pasi Dorina Mema fitoi DWTS.

Gjatë një interviste ajo tha që donte ta priste me gërshërë Encën për shkak të peshës.

Më fal, nuk promovoj njerëz budallenj dhe të mërzitshëm falas. Kërko për famë diku tjetër- u përgjigj Enca në Sapchat.

Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi

Thuhet se në vitin 2011 dy këngëtaret patën një përplasje fizike ku motrat Ismaili rrahën këngëtaren Jakupi.

Kjo e fundit nisi një proces gjyqësor ndaj tyre ndërkohë që mediat shkruan se në vitin 2016 ato u pajtuan pasi Adelina filloi të ndiqte kolegen në Instagram.

Roza Lati dhe Aurela Hoxha

Gjithçka nisi me një koment nga ana e moderatores Lati për pamjen e jashtme të sipërmarrëses dhe modeles Aurela Hoha.

E ftuar në DaSara ajo tha: Aurela do ketë patur frikë të vijë sepse nuk është reale.

Reale nga personaliteti, se nga pamja e dimë që nuk është.

Kjo vazhdoi me faktin që Roza i përmendi të dashurin Aurelës që sipas saj e çonte me pushime në Maldive dhe Tajlandë, por pas kësaj Hoxha vendosi ta injorojë e ta linin me aq.

?iljeta dhe Zajmina

Koflikti mes vajzave ka mbetur gjithmonë në kuadrin e thashethemeve.

Gojët e liga asokohe se vajzat u zunë për një të dashur, por ato asnjëherë nuk u prononcuan për këtë, madje tanimë thuhet se Zaimina dhe Çiljeta janë mikesha të mira.

Ronela Hajati dhe Samanta Karavella

Dy këngëtaret ishin shoqe të ngushta dhe krejt papritur u larguan nga njëra-tjetra.

E pyetur në një intervistë, Ronela tha në atë që u duk si ironi, që Samanta është vajzë shumë e mirë dhe nuk ka asgjë me të.

Por tashmë mendohet se kohët e fundit ato janë pajtuar pasi Ronela postoi një video në InstaStory duke kënduar këngën e Samantës – Zemrën maje

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas