Op Ed

Kapitullimi amerikan

Nga Franco Venturini

I njёjti Donald Trump, qё kishte trajtuar keq aleatёt e NATO-s, i njёjti Donald Trump qё kishte kёshilluar Theresa May-n tё padiste Be, i njёjti Donald Trump qё e kishte quajtur “armike” Evropёn, dje u kthye nё njё bashkёbisedues  tё pёrkulshёm, ndaj njё Vladimir Putini tё dalё fitues nga takimi i Helsinkit.



Nё tё vёrtetё, kreu i Kremlinit nuk kishte nevojё t’i shkёpuste lёshime kolegut amerikan: takimi aq shumё i dëshiruar i mjaftonte. Rusia pushonte sё qeni njё fuqi rajonale dhe vёrtetohej nё sytё e botёs (dhe tё televizioneve ruse) njё mbifuqi e përgjithshme, qё flet me Amerikёn nё kushte barazie. Ishte ky njё synim qё Moska e ndiqte, qё nga dita e rёnies sё Bashkimit Sovjetik. Por Trump-i, nё mёdyshje se kjo nuk do tё mund tё mjaftonte, deshi t’i shtojё nga vetja diçka tjetёr.

Bashkёbisedim i shkёlqyer, skajshmёrisht prodhues. Heshtje mbi Krimenё. Nё konferencёn pёrfundimtare tё shtypit njё gazetari amerikan, pёr tё marrё vesh diçka, iu desh tё pyeste Putinin, me pёrgjigjen e njohur qё mё parё. Nёse marrёdhёniet ruso – amerikane janё mё tё këqijat e mundshme, kjo i kushtohet marrёzisё sё administratave tё mëparshme tё SHBA.

Duhet guximi i diplomacisё, un Trump-i jam gati tё rrezikoj pёr paqen dhe tё mirёn e popullit amerikan. Ndёrhyrje ruse nё zgjedhjet e 2016-ёs? Ёshtё njё gjueti shtrigash, Putini e ka pёrjashtuar, un i besoj e kam ndonjё dyshim pёr Fbi-nё. Ёshtё qesharake qё Amerika dhe Rusia, qё zotёrojnё 90 % tё armёve bёrthamore, tё paralizohen nga kёta hetime qё janё njё katastrofё e vёrtetё.

Mё pas, nё njё çast tё mirё, njё top i kampionatit botёror tё sapo mbyllur i dhurohet Trump-it nga Putini (nё shkёmbim tё dhuratave tё tjera). “Tashmё topi ёshtё nё fushёn e Amerikёs”, njё kuptim i dyfishtё jo i denjё pёr njё ish-Kgb, tё tjera buzёqeshje, tё tjera falёnderime, tё tjera premtime pёr tё punuar sё bashku e pёr t’u takuar sёrish shpejt.

Tё kuptohemi, i gjithё ky ёshtё njё lajm i mirё. Nёse Amerika e Rusia i shtrijnё dorёn njёra -tjetrёs, nё vend qё tё kёrcёllijnё dhёmbёt siç bёjnё prej mё se njё viti, nёse konkretizohet njё vullnet i pёrbashkёt pёr tё rimarrё udhёn e çarmatimit atomik, nёse mendohet tё pёrballohen krizat rajonale me njё shpirt bashkёpunimi, sigurisht mund tё thuhet se mbas Helsinkit kemi vetёm deklarata qёllimesh (si nё Singapor me Kim jong-un), por askush nuk mund tё mohoj pa keqdashje se bёhet fjalё pёr njё zhvillim pozitiv.

Megjithatё disa pyetje vihen. Pёrse Trump-i ёshtё kaq agresiv me aleatёt e aq lёshues, me atё qё ai vetё e ka pёrcaktuar si njё kundёrshtar? Pёrse presidenti bie nё kundёrshtim me vetveten, kaq lehtёsisht sa tё duket edhe karikatural? Takimi i Helsinkit na ndihmon tё kuptojmё, aty ku vёrteton se Tramp-ёr janё dy. Njёri, ai mё i studiuari, i flet bazёs sё tij zgjedhore n’Amerikё dhe ёshtё tashmё nё fushatё pёr t’u rizgjedhur mё 2020: ky Trump kёrkon me zё tё lartё tё ndreqё skandalin e harxhimeve pёr mbrojtjen e Evropёs, keqtrajton zonjёn Merkel, gjuan me top kundёr “soft Brexit” tё Theresa May-t (njё tjetёr grua), pёrcakton armike edhe se vetёm nё tregti Evropёn, çirret mbi gjithё ata kapituj qё duken se janё nё kundёrshtim me doktrinёn e Amerika First. Me pёrjashtim kur bёhet njё tjetёr Trump, qё ve marrshin mbrapa, pёrgёnjeshtrohet, lёvdon Nato-n dhe May-n, por me pak bujё mediatike e atёherё kur mesazhi i vёrtetё ka shkuar tek ata qё duhet t’a dёgjojnё.

Mirё pra, Rusia dhe Putini janё tё pёrsosur pёr Trump-in e parё dhe nuk ka nevojё mё tё ndёrhyjё mё mbrapa tjetri. Tё punohet pёr paqen, a nuk e duan tё gjithё zgjedhёsit? Nёse gjёrat shkojnё keq, i kujt ёshtё faji? I Obamёs, i demokratёve dhe mediave, pёrsosur. Hetimet mbi ndёrhyrjet e Moskёs nё zgjedhjet e 2016 janё njё kompllot, Putin ёshtё i besueshёm. E pastaj, duke bashkёpunuar me Moskёn, mund tё zgjidhen aq probleme, edhe pёrtej pakteve tё çarmatimit. Ndёrmjet tё tjerave, nёse Koreja e Veriut nuk do tё furnizojё pjesёn e fortё pёr tё ndihmuar rizgjedhjen mё 2020, mund tё mendojё Rusia.

Java e Trump-it n’Evropё na ndihmoi pёr t’a njohur mё mirё. Por nёse nё Nato evropianёt me shumё mund do tё arrijnё tё harxhojnё pёr mbrojtjen 2% tё PPB (jo mё shumё) ndёrmjet 2024 dhe 2030, nёse Theresa May do tё vazhdojё tё luftojё deri sa t’a lenё, nёse gjurmёt e kalimit tё Trump-it janё mjaft tё dobta konkretisht (por jo pёr zgjedhёsit e tij), çfarё mbetet nga takimi i Helsinkit? Sigurisht vazhdimi i pёrpjekjeve tё Putinit, nё marrёveshje me Netanyahun mё shumё se sa me Trump-in, pёr tё larguar milicitё iraniane nga kufijtё izraelianё e jordanezё. Ndoshta edhe njё pёrpjekje marrёveshjeje mbi traktatin Inf, qё ndalon raketat me rreze tё mesme veprimi n’Evropё, veç njё bashkёbisedimi ruso – amerikan pёr tё zgjatur edhe pesё vjet ”Startin e ri”, traktatin e firmosur nga Obama e Medvedjev mё 2010 e qё mbaron mё 2021. Nё lidhje me tё, dje nuk pati njoftime tё sakta, por Trump-i dhe Putini disa herё kanё pёrmendur pёrgjegjёsinё e tyre si mbifuqi bёrthamore. Mbi tё gjitha, 2020 do tё ishte vёrtetё i pёrsosur, pёr t’i njoftuar zgjedhёsve amerikanё kёtё marrёveshje.

“Corriere della Sera”, 17 korrik 2018  

E pёrktheu nga italishtja: Eugjen Merlika

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas