Kronika

Kapet ‘skifteri’ shqiptar në Itali, dy shokët e tij hidhen nga kati i katërt

Një shqiptar është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë i kanë shpëtuar policisë. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme, ku këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, po tentonin të vidhnin një banesë në zonën e Pioltello në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është një 17-vjeçar, ku së bashku me dy persona të tjerë, ishin futur në katin e katërt të një apartamenti për të vjedhur sende me vlerë.



Kanë qenë banorët e apartamentit, të cilat kanë njoftuar policinë, por dy të arratisurit kanë mundur të largohen duke kërcyer nga kati i katërt i apartamentit. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas