Kronika

Kapet sasi e madhe droge dhe 100 mijë euro: Në kërkim bosi shqiptar i grupit kriminal, arrestohet e shoqja

Një grup kriminal shqiptaro-grek është goditur nga policia helene. Drejtuesi i grupit, që sipas hetuesve grek është një shqiptar, është ende në kërkim policor.

Në vijim të hetimit, janë gjetur 1 kg kokainë në banesën e shqiptarit të shpallur në kërkim në  Marousi, raportojnë këtë të premte mediat greke. Droga e përzier me oriz u gjet e groposur ne 55 cm thellësi, brenda ne një vazo xhami.



Bashkëshortja e tij 48 vjeçe u vu në pranga. Gjithashtu u arrestuan edhe 2 persona të tjerë nga efektivët e policisë së Atikës.

Grupi akuzohet se së fundi ka realizuar 11 vjedhje banesash dhe personash dhe 7 vjedhje makinash.

Makinat e vjedhura ata i përdornin në aktivitete kriminale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas