Kronika

Kapet një tjetër trajler me makina drejt Shqipërisë, policia italiane befasohet

Një trajler i ngarkuar me vetura është ndaluar nga policia në Torino të Italisë pasi janë kosntatuar një sërë parregullsish.

Sipas autoriteteve italiane, trajleri i regjistruar në vitin 2010 në Gjermani dhe më pas në Shqipëri po transportonte automjete në shitje, në kundërshtim me rregullat ndërkombëtarë.



Policia italiane ka konstatuar se makinat ishin të gjitha të furnizuara plot me naftë, por asnjëra prej tyre nuk kishte targë, ndërsa 4 ishin pa siguracion.

Shoferi shqiptar e ka paguar gjobën prej 900 euro në vend për të marrë trajlerin ndërsa makinat janë sekuestruar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas