Kronika

Kapet në Elbasan i dënuari për trafik droge në Turqi

Policia e Elbasanit ka arrestuar për llogari të drejtësisë turke  një 58 vjeçar  të dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale, të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Në pranga ka përfunduar Agron Metaj, banues në lagjen ” Haxhias”.



Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim transferimi për vuajtjen e dënimit, ku i ka mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nga autoritetet Gjyqësore Turke, ka ardhur letërporosi me qëllim kapjen dhe  transferimin e ekzekutimit të dënimit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas