Kronika

Kapet gomonia me drogë në grykën e Vjosës, në kërkim trafikantët

Një gomone me 412 kilogramë kanabis është ndaluar nga policia e Vlorës në afërsi të grykëderdhjes së lumit Vjosë. Lajmin e bën me dije policia në një njoftim, ku gjithashtu informon se po punohet për kapjen e autorëve.

Njoftimi  i plotë



Vlorë, Strukturat Policore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare në afërsi të derdhjes së lumit Vjosa kanë sekuestruar 412.5 kg kanabis, 1 gomone dhe 60 litra benzinë.

Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi narkotikëve, mbetur ne tentativë” parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas