Kryesore

Kapen edhe “përsëritës”: Bllokohen hotele në Himarë, Borsh, Livadh e Sarandë!

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor njofton intensifikimin e kontrolleve dhe verifikimeve për të reduktuar evazionin fiskal, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik.

Tatimet bëjnë të ditur se inspektorët gjatë ushtrimit të kontrolleve kanë konstatuar subjekte që kanë qenë të paregjistruar në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon tatimor, për të cilët u morën edhe masat si më poshtë vijojnë:



– Për subjektin S. N., me vendndodhje në rrugën Sarandë – Bistricë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin H. B., me vendndodhje në rrugën Sarandë – Gjirokastër, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin R.M., me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin L. M., me vendndodhje Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin I.B., me vendndodhje në Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin D. L., me vendondodhje në Borsh, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin V. L., me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Th. Gj., me vendndodhje Himarë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin A. N., tregti me shumicë dhe artikuj të ndryshëm, me vendndodhje Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Një fund të njoftimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas