Kronika

Kapen 16 refugjatë të tjerë sirianë në Kapshticë

Mbrëmjen e djeshme janë kapur 16 sirianë, mes të cilëve gra e fëmijë që kishin kaluar kufirin nga Greqia për në Shqipëri.

Burime pranë Drejtorisë së Policisë kufitare të Kapshticës bëjnë me dije se sirianet e kapur po përpiqeshin të kalonin në mënyrë të parregullt kufirin shqiptar pranë Kapshticës.



Vijon në këtë mënyrë me rritme të larta kalimi në mënyrë të parregullt i sirianëve të cilët e shikojnë si destinacionin e duhur vendit tonë për të qëndruar këtu duke kërrkuar azil politik, apo për të kaluar më tej në shtetet e tjera europiane.

Gjatë 24 orëve janë më shumë se 50 forca policie që patrullojnë të gjithë vijen e gjelbër për të shmangur hyrjen e paligjshme në Shqipëri. Pas kapjes së tyre sirianët janë derguar në Tiranë, tek qëndra e grumbullimit të tyre.

Në total në 6 muajt e parë të këtij viti ka shkuar në 150 numri i shtetasve sirianë të kapur në kufirin e gjelbër në zonën e Devollit, në tentativë për të hyrë nga Greqia në Shqipëri, e për të kaluar më pas në vendet e Bashkimit Europian.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas