Sport

Kaos në Itali, pezullohet kampionati i futbollit

Kaosi vazhdon të mbizotërojë në Serinë B të futbollit italian, me ndeshjet e javës së ardhshme që janë pezulluar pas kolpasit financiar të tri skuadrave.

Kategoria e dytë e futbollit italian e nisi sezonin me 19 ekipe pasi Bari, Avellino dhe Cesena janë përjashtuar nga kampionati për shkak të problemeve financiare.



Siena, Novara, Catania, Ternana dhe Pro Vercelli kanë dalë kundër vendimit për të mos i zëvendësuar këto klube me skuadra nga kategoria e tretë, duke bërë kështu që të shtyhej fillimi i Serisë C.

Në të dy këto kategori janë luajtur ndeshje gjatë fundjavës së kaluar, por Pro Vercelli ka fituar në apel për rihapjen e çështjes.
Presidenti i Serisë B, Frnaco Frattini, ka konfirmuar këtë të martë se Gjykata Administrative Rajonale e Lacios (Tar) ka vendosur të pezullojë Serinë B.

“Përveç pezullimit të vendimit të parë, Tar-i i Lacios ka pezulluar edhe kampionatin”, ka thënë Frattini. “Nuk do të jetë e mundur të luhet deri 9 tetorin e ardhshëm, kur pritet edhe vendimi i Tar”.

Ish-ministri i qeverisë italiane ka shtuar: “Është shumë e vështirë ta gjykosh këtë çështje. Unë merrem me çështje që kanë lidhje me mafien, jap vendime çdo javë në lidhje me ndërhyrjen e mafies në ekonominë e vendit, por më duhet të them se problemet e futbollit janë më të komplikuara”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas