Kronika

Kanosin punonjësin e karburantit dhe i vjedhin paratë, ja çfarë ndodh me autorët

Një pikë karbranti është vjedhur nga dy persona në Levan të Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:40 të mëngjesit.

Sipas policisë ka qenë punonjësi i karburantit, shtetasi me inicialet T.S., deklaroi se përmes kërcënimit autorët i kanë marrë xhiron ditore. Të njëjtat burime thanë se autorët kanë vjedhur rreth 30.000 lekë dhe më pas janë larguar në drejtim të Fierit me një mjet tip “Fiat”. Policia është vënë në ndjekje të tyre.



NJOFTIMI I POLICISË
Në datën 02.07.2018, rreth orës 04:40, në fshatin Levan, Fier, shtetasi T.S., punonjës në një pikë karburanti ka njoftuar se 2 të rinj, e kanë kanosur dhe i kanë marrë xhiron e natës, rreth 30.000 lekë dhe më pas janë larguar në drejtim të Fierit me një mjet tip “Fiat”. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas