Kronika, Kryesore

Kanosi me pistoletë lodër 39-vjeçarin, arrestohet fieraku

Një 48 vjeçar për motive të cilat ende nuk janë bërë të ditura ka terrorizuar një  39-vjecar nga Fieri. Policia ka bërë me dije se nëpërmjet një çakmaku në formë pistolete shtetasi me inicialet A.Z, në lagjen “8 Shkurti”, ka kanosur shtetasin me iniciale A.E, 39 vjeç banues në Fier.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije për “BalkanWeb” se dy burrat kanë debatuar me njeri tjetrin dhe më pas 48-vjecari ka nxjerrë edhe “pistoletën” për të trembur shtetasin A.E.



Njoftimi nga Komisariati i Policisë Fier:

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.Z., vjeç 48, banues në Fier, pasi në lagjen ‘8 Shkurti”, për motive të dobëta, ka kanosur me pistoletë lodër në formë çakmaku shtetasin A.E., vjeç 39, banues në Fier. Neni 84 i Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas