Kryesore, Politika

Kandidatët për ambasadorë, PD i kërkon ndihmë Metës: Blloko përzgjedhjet mbi baza politike

Deputeti demokrat Tritan Shehu i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të bllokojë zgjedhjet e ambasadorëve “mbi baza politike, partiake apo subjektivizmi personal”.

“Kështu veçse shkatërrohet Trupa Diplomatike shqiptare”, shprehet deputeti demokrat.



“Sot nga kater ambasadore, qe u diskutuan ne Komisionin e Jashtem te Kuvendit, dy prej tyre nuk i lidhte asgje me Sistemin tone Diplomatik. Pa dyshim dicka e tille eshte e pa justifikuar ne vitin 2018, kur diplomacia jone eshte rritur, profesionalizuar e ka ne perberje shume diplomate te niveleve te ndryshme me pervoje e aftesi. Nje politike e tille klienteliste jo vetem qe demton rende cilesine e Sherbimit tone Diplomatik nga vendosja e te tilla emerimeve larg profesionlizmit, por dhe duke demoralizuar e demotivuar diplomatet tane, qe kane vite qe kontribuojne me aftesi e pasion ne kete sektor tejet te rendesishem, duke pritur te shperblehen me karriere. I bej thirrje Presidentit Meta, qe duhet te thote fjalen edhe per keto raste te fundit, te tregohet nje barriere e pa kalueshme ndaj perzgjedhjeve te tilla, mbi baza politike, partiake apo subjektivizmi personal këto”,shkruan Shehu në një postim në Facebook.

Ilirian Kuka, Rezar Bregu, Riza Poda dhe Virgjil Kule ishin këtë të martë në Komisioni për Politikën e Jashtme. Në komision u zhvillua një seancë dëgjimore me katër kandidatët për Ambasadorë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas