Shëndeti

Kanceri i lëkurës, ja pse dermatologët po japin alarmin për…

“Njerëzit duhet të përdorin kremra me faktor mbrojtës 30, 50 e sa më të lartë, si dhe të rritin konsumimin e frutave, perimeve dhe ujit”,- shprehet dermatologia, Rozana Çela.

Dermatologia Rozana Çela pohon se çdo vit në muajin maj Shoqata e Dermatologëve shqiptarë zhvillon fushata ndërgjegjësimin në qytetet e mëdha.



Nishanet dhe përmasat e tyre duhen mbajtur nën kontroll gjatë verës.

“Kriteret botërore ABCDE, (Asimetria), (Border) rrethimi, (Color) jeshile në vjollcë, (Diametri) 2 milimetër, duhet ta shqetësojnë njeriun dhe t’i drejtohet dermatologut”,- shprehet Rozana Çela.

Përveç kremit, mjekja rekomandon edhe veshjet mbrojtëse, bluza pambuku me ngjyra të hapura, kapele dhe syze dielli.

Mjeke me një përvojë 15-vjeçare, dermatologia konstaton se të rinjtë janë më të ndërgjegjësuar për lëkurën. Vdekshmëria nga kanceret e lëkurës është drejt rritjes, për shkak edhe të rrezatimit të shtuar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas