fbpx

Sport

Kampioni i Europës me Interin: Juventusi edhe me Ronaldon nuk e fiton dot “Champions League”





               Publikuar në : 19:28 - 16/08/18 |
mapo.al

Fituesi i “Champions League” me Interin në vitin 2010, Wesley Sneijder, në një intervistë për “Bein Sports”, vë bast kundër Juventusit. Holandezi pohon se ‘zonja e vjetër’ edhe pse ka transferuar njeriun simbol të “Champions League”, Cristiano Ronaldo-n, nuk do arrijë sërish ta fitojë këtë kompeticion.


“Nuk besoj se Juventus do të fitojë Champions. Nuk mund të fitojë një futbollist i vetëm një veprimtari të tillë. Juventus është paraqitur mirë në Champions vitet e fundit, por ndjesia ime është se pavarësisht nga ardhja e Ronaldo nuk do të fitojë Champions sepse ka ekipe më të forta se ata në Europë.



Ndoshta mund të fitojnë një tjetër titull në Serie A. Faktikisht, do të habitesha shumë nëse Juventus nuk fiton kampionatin, por në Champions mendoj se nuk ka shanse.”


 


Etiketa: , , , ,

Pas