Rusi 2018

Kampionati Botëror, atmosferë festive në sheshin ‘Skënderbej’. Shihni çfarë bëhet

Sheshi Skënderbej është kthyer këto ditë qershori në një hapësirë ku qytetarët e Tiranës kanë mundësi që nëpërmjet një ekrani gjigant të ndjekin të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në botë. Ndeshjet e Kampionatit Botëror, muzika, por edhe ushqimet tradicionale kanë tejmbushur sheshin gjatë ditës, por edhe në mbrëmje, nga qytetarët e shumtë të cilët të organizuar me familjet e tyre apo me shoqërinë kalojnë disa momente fantastike.

Por jo vetëm kaq. Sheshi “Skënderbej”, ofron këto ditë edhe një hapësirë argëtimi ku të apasionuar pas sportit të futbollit, basketbollit apo volejbollit kanë mundësi edhe ta ushtrojnë atë. Për këtë qëllim në shesh janë vendosur disa fusha sportive, ku të apasionuarit zhvillojnë ndeshjet e tyre.



I tejmbushur këto ditë ka qenë edhe parkingu nëntokësor nën sheshin Skënmderbej si dhe lulishtet e shumta.

Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për çdo problematikë, gjatë gjithë kohës janë edhe punonjës të Policisë Bashkiake, ndërkohë që sheshi mirëmbahet dhe pastrohet vazhdimisht nga punonjësit e Bashkisë.

 

<
>
28087509547_e2add8992b_k 29084097728_5ff99be43d_k 41146216420_82c7f6d786_k 41155294470_c2003a97d7_k 42246749824_5d7bb251da_k 42246753564_64ab4c6833_k 42907097262_c9863bcc6a_o
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas