Aktualitet, Kryesore

Kampi i refugjatëve? Reagon Vlahutin, por ekspertët kanë një merak

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviç ka përjashtuar çdo mundësi që shteti i tij të kthehet në vendgrumbullimi për refugjatët e Evropës.

Pas vizitës në Berlin, Bozhinoviç ka deklaruar se “Kroacia nuk do të shndërrohet në hot-spot për regjistrimin e refugjatëve”.



Bozhinoviç thotë se Kroacia ka mjete të mjaftueshme për të evituar që ky vend të shndërrohet në një pikë të këtillë regjistrimi.

“Kroacia ka policinë më të fuqishme kufitare në mbarë Evropën”, thotë Bozhinoviç.

Ai shpreson se Gjermania dhe vendet e tjera do ta shpërblejnë këtë angazhim me anëtarësimin e Kroacisë në zonën Shengen. Në këtë segment Kroacia është në gjendje të matet edhe me “të mëdhenjtë”.

“Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të ndihmojmë vendet fqinje në Ballkan, që përballen me këto probleme. Këtu në radhë të parë mendoj për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën”, është shprehur ai.

Kurse ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin ka hedhur poshtë të gjitha lajmet e publikuara në mediat se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp refugjatës. Nga Berati ajo tha se nuk është e vërtetë.

“Ajo për të cilen është folur është të pasurit e një qendre studimore, por nuk ka asnjëlloj ideje për të pasur kamp”, ka thënë Vlahutin.

Ideja e Austrisë dhe Danimarkës për krijimin e një kampi ku do të strehohen të gjithë ata persona që u është refuzuar azili në BE, po diskutohet gjerësisht.

Ekspertët megjithatë thonë se ajo është një ide e rrezikshme, pasi nënkupton krijimin e një ‘foleje’, që do shërbejë sërish si një vend nga emigrantët do vazhdojnë përpjekjet e tyre sërish drejt Perëndimit.

Ata thonë se kjo ide mund të mos jetë produktive.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas