Aktualitet, Kryesore

“Kampet”, Hila: Turp e faqja e zezë nëse nuk presim refugjatë, pranimi i xhihadistëve krim

Në kulmin e debatit të hapur në Shqipëri mbi mundësinë e ngritjes së kampeve për refugjatët sirianë dhe ish-luftëtarët e ISIS, analisti dhe drejtori i emisionit “Arena”, Dritan Hila, ka një qasje ndryshe nga masa.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Hila tha se nuk ka asgjë të keqe që vendi jonë të presë disa mijëra refugjatë të terrorizuar nga lufta në Siri, teksa shprehet kategorikisht kundër strehimit të xhihadistëve për të cilët thotë se nuk kemi kapacitetet pritëse dhe do të ishin një “minë me sahat” për Shqipërinë.



Hila: Ka mungesë totale transparence.Po të dëgjosh politikanët perëndimore ata nuk flasin për ngritje kampesh që është vendosur në mënyrë definitive, është një nga obsionet.Nëse do jenë refugjatë, ku janë gra, nëna me fëmijë, burra të terrorizuar nga lufta, mendoj se nuk ka asgjë të keqe, pse mos ti presim këtu.Jemi popull refugjatësh, 1milion e 500 mijë kanë ikur jashtë, mos harrojmë se kur kur ndodhi lufta e Kosovës ishte ky perëndim deri në Australinë e largët që priti refugjatët shqiptarë që ikën nga makina e luftës së Milosheviçit.

Çfarë ka të presim ne disa mijëra refugjatë?Angela Merkel ftoi refugjatët sirianë. Shifra 1 milionë që pritën gjermënt është sikur ne të presim 40 mijë refugjatë këtu, a ka ndonjë gjë të tmerrshme kjo punë? Italia ka 10% të popullsisë emigrantë. Unë nuk po them të arrijmë në këto shifra sepse jemi ende popull i varfër. Por nuk do të ishte ndonjë dramë e madhe nëse presim disa mijëra prej tyre.

Por nëse pastaj flitet që do të priten ish-eksponetët të xhihadit, njerëz që duan një lloj trajtimi psikologjik por kam frikë se do të duhet edhe një shërbim sekret që ti mbulojë këta sepse janë ‘mina me sahat’, atëherë them se nuk jemi të pregatitur. Ne nuk gjejmë dot se kush e vjedh dyqanin e lagjes dhe jo të mbajmë xhihadistët. Ka një mungesë qartësie, cilët janë planet, cilët kontigjentë do të vendosen këtu, ku do të vendosen.

Nëse do të vendoset kontigjenti i grave dhe fëmijëve që ikin nga lufta, sirianët janë një popull tepër i shkolluar, tepër përparimtar, tepër i civilizuar dhe nuk do ketë asgjë të keqe të vinë. Shqiptarët janë historikisht një popull që kanë pritur refugjatët. Janë disa mbiemra në Shqipëri që tregojnë se ne kemi një traditë në pritjen e refugjatëve që kanë ardhur dhe nga Persia e largët ose kurdët. Osmani psh, janë të gjithë osmanllinj që kanë ardhur këtu, Turdiu janë persianë të ardhur këtu, Harasani janë horasianë nga Persia të ardhur këtu, Dropulli ka gojëdhëna që janë grekë të Atikës që kanë ardhur këtu.

Nuk arrij ta shpjegoj aciditetin e klasës politike, opozitës, që flet me këtë gjuhë. I thonë vetes intelektualë shqiptarë. Nuk e marr vesh çfarë qerrata intelektuali është ai që nuk ka mendjen e hapur që të presë ca fëmijë që ikin nga lufta.Pse për të bërë statuse në fb me fëmijë të terrorizuar sirianë është ajo dashuria dhe mendjehapja jonë, deri këtu shkon dhe pastaj vrafshin veten, le të vdesin aty në kufi. Nuk është kjo qasja. Nëse bëhet fjalë pastaj për eksponentë të ISIS, për luftëtarë aktivë, unë besoj që nuk kemi kapacitetet të përballojmë këtë sepse nuk kemi as shërbim sekret dhe policia jonë është e angazhuar në një luftë për jetë a vdekje me drogën dhe besoj se nuk do të ketë takat të kontrollojë edhe këtë brez që janë të mirëstërvitur nga shërbimet sekrete që i kanë përdorur këta njerëz. Një Guantanamo kishin SHBA dhe hoqën të zitë e ullirit deri sa e mbyllën.

Ka një problem Rama që mendon se është mjeshtër i informacionit dhe propagandës. Por duke e parë hollë-hollë është vetëm një njeri që ka fatin që është në pushtet dhe në pushtet dhe Berisha që i binte me sëpatë dhe Rama që kujton se stërhollon njëlloj konsumohen. Derisa i ka dalë tymi kësaj pune duhet të sqarojë njerëzit se për kë bëhet fjalë, nuk pse trembet. Është votuar të jetë transparent.Rama pas katër vitesh shkon në Surrel, po ju mbush mnedja ka aq para, nuk ka 200 milion sa thotë OSBE, por ca para të bardha i ka hequr mënjanë për ditë të zezë dhe mund të shkojë edhe në ndonjë vend tjetër.

Problemi është se shqiptarët që e kanë votuar do mbesin këtu. Rama ka detyrë që këtë administratorit e shtetit ta ushtrojë në mënyrën më transparente të mundshme.Do jetë turp dhe faqja e zezë nëse ne nuk pranojmë disa mijëra sirianë të terrorizuar nga lufta, gra dhe fëmijë. Do të jetë krim i madh nëse ne vendosim këtu njerëz të stërvitur për akte terroriste që mund të jenë “mina me sahat” për Shqipërinë./oranews

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas