Aktualitet

Kampet e refugjatëve, PD: Rama bën pazar me shqiptarët

Artikujt e publikuar në mediat botërore se Shqipëria me shumë gjasa do të jetë mikpritësja e emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme ka sjellë reagimin e ashpër të opozitës në komisionin e ligjeve. Për demokratët skenari është i ngjashëm me atë të armëve kimike.

“E nisi me armët kimike, të njëjtën gjë po bën edhe tani. Mediat dhe përfaqësues të lartë thonë se ky njeri ka vendos që këtë vend ta kthejë në një kamp refugjatësh, ku siguria është zero. Po bën Pazar të pistë me shqiptarët për menderën e tij”, tha Alibeaj.



“Edhe ne jemi po aq atdhetar sa ju dhe s’më vjen mirë për këtë kambanë alarmi që po thoni. Thirrni në seancë të posaçme Ministrin e Jashtëm që t’u japë përgjigje për këto shqetësime që ngrini”, u përgjigj Ulsi Manja.

Debati për kampet e emigrantëve u pasua nga ai për largimin e kryeministrit dhe Ministrit Xhafaj, të cilët opozita i akuzon si pengesë për integrimin.

Skenari i opozitës për të mos lejuar vijimin normal të komisioneve do të vijojë edhe këtë javë. Në mungesë të seancës plenare, grupi demokrat vendosi që krahas pranisë në komisione të vijojnë protestat  përpara Ministrisë së Brendshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas