Kryesore, Politika

Rama: Kamp refugjatësh në Shqipëri… ‘Fake News’

Kryeministri u shpreh se janë thënë shumë lajme të rreme për sheshin, ashtu sic po thuhen për kampin e refugjatëve në Shqiperi.

Sipas kryeministrit nuk ka asgjë të vërtetë për pretendimet se në Shqipëri do ndërtohen kampe për 600 mijë refugjatë nga vendet e luftës.



“Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bën Shqipërinë djep të fake news-it përpara se fake news të shfaqej si epidemi botërore.

Ka qenë një lajm i rremë siç është sot lajmi i rremë për një kamp refugjatësh, që do mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës.

Është një betejë shumë e vështirë me lajmet e rreme, por koha i vë në vend të gjitha dhe vuri në vend drejtësinë e vizionit, idesë, e gjithë projektit të sheshit Skënderbej, që patjetër është kthyer në faqen e bardhë të kryeqytetit tonë”,- tha kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë opas dhenies së cmimit në Spanjë për Sheshin “Skënderbej”.

Përkundër asaj që Rama thotë, në media ndërkombëtare po ziejnë qëndrime nga vende të BE-së si, Gjermania apo Austria për mundësinë e ngritjes së kampeve refugjate në vende jashtë BE-së përfshi edhe Shqipërinë.

“Ky shesh ka qenë një shesh betejash politike. Mbi këtë projekt për sheshin mund të bëhet një libër i tërë. Çmimi për sheshin është një trofe me rëndësi për Tiranën. Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bënë Shqipërinë djep të fake-news. Ka qenë një lajm i rremë njësoj siç është sot lajmi për kampin e refugjatëve, që do mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës.

Problemi i Shqipërisë nuk është buka dhe uria, por shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me fëmijët, me të moshuarit, me gjithë mundësinë për të pasur akses për zhvillimin individual dhe familjar”,- tha Rama./Mapo.al/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas