Aktualitet

Kamp për terroristët e ISIS në Shqipëri? Ish-ministri jep alarmin: Kërcënim! Të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Kur përflitet se në vendin tonë do të ngrihet një qendër për rehabilitimin e ish-terroristëve të ISIS, vjen një reagim nga kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Sipas tij qendra për luftëtarët e huaj të ISIS në Shqipëri përbën një kërcenim për shqiptarët dhe rajonin.

“Qeveria të lerë mënjanë aventurat për interesa momentale politike. Siguria kombëtare nuk është në dore të Ramës, ndaj Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë”, tha Mediu. Kujtojmë se për kampin në fjalë ka reaguar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili theksoi se nëse ky vendim pranohet, atëherë shërben si një karamele në gojën e hidhur të Europës, me pretendimin që qeveria të mbulojë skandalin ‘Tahiri’ dhe ‘Xhafaj’.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas