Aktualitet

Kamionistët pengohen në kufi, shkak vonesat në doganë

Dogana e Morinit është kthyer në problemin kryesor te kamionistëve por edhe udhëtarëve, që kalojnë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Problemet më të mëdha ndodhin kryesisht në fundjavë.



Kalimi i kamionëve në skaner, por edhe punimet në doganë për sportelet e reja, krijojnë çdo ditë radhë të gjata.

Vetë kamionistët thonë se këto vonesa disaorëshe, përveçse janë humbje kohe, kanë edhe kosto financiare.

Vështirësinë në qarkullim i shkaktojnë kryesisht kamionët por pika e kalimit kufitar Morinë-Vërmicë përshkohet cdo ditë edhe nga automjetet e vogla, që kaosin në qarkullim e ndjejnë po njësoj./TCH

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas