Aktualitet, Bota

Kamioni përplaset me autobusin, 14 të vdekur dhe 14 të plagosur

14 persona kanë gjetur vdekjen nga përplasja e një kamioni dhe një autobusi ku udhëtonte një skuadër hokej për të rinj. Ngjarja e rëndë ndodhi orët e vona të së premtes në Kanada. Humboldt Broncos udhëtonin autostradën 35, në veri të Tisdale, në provincën Saskatchewan.

Sipas asaj që shkruan BBC, në autobus udhëtonin 28 persona, 14 prej të cilëve mbetën të vdekur, përfshirë shoferin.



14 persona të tjerë janë dërguar në spital dhe 3 prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

Në një postim në Twitter, Kryeministri i vendit, Justin Trudeau shkruajti: Nuk mund ta imagjinoj atë që po kalojnë prindërit e tyre dhe zemra ime është me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e tmerrshme, në komunitetin Humboldt dhe më gjerë.

Kamioni dhe autobusi u përplasën rreth orës 17:00 me orën lokale.

Humboldt Broncos, që luanin në ligën për të rinj të hokejt në Saskatchewan po shkonin për një ndeshje play off në Nipawin Hawks.

Lojtarët ishin të gjithë të moshës 16 deri në 21 vjeç./tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas