Bota, Kryesore

Kamikazi tenton të shpërthejë pranë Ambasadës Amerikane në Kajro, ndalohet në moment të fundit

Një kamikaz ka tentuar të hidhet në erë pranë Ambasadës Amerikane në Kajro të Egjiptit por është ndaluar në kohë dhe arrestuar nga policia.

I dyshuari po mbante gjithashtu një armë zjarri dhe një pajisje e dytë shpërthyese iu gjet pranë. Nuk raportohet për persona të lënduar.



Burime thanë për Reuters se sulmuesi u arrestua pasi hodhi një paisje shpërthyese pranë Ambasadës.

Ambasada është mbyllur dhe janë paralajmëruar qytetarët amerikanë dhe banorët që të qëndrojnë larg zonës.

Në një deklaratë në Facebook, Ambasada shkruan se qytetarët amerikanë duhet të mos shkojnë në Ambasadën gjatë kësaj kohe, duke shtuar se janë në dijeni të raporteve se transporti lokal është ndërprerë për shkak të incidentit./BW/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas