ShowBiz

”Kam qenë në vdekje klinike”, trondit Albatros Rexhaj pas kthimit në ekran: Në aspektin mendor…

Shkrimtari i njohur Albatros Rexhaj ishte i ftuar sot tek “Rudina” ku e pyetur nga moderatorja pse këtë vit është tërhequr nga jeta publike, ai tregoi se po vuan nga një sëmundje. Albatrosi u shpreh se ka dashur t’i përkushtohet vetes në këtë fazë jo të mirë të jetës.

“Unë jam tërhequr pak sepse jam duke kaluar një një fazë jo të mirë të jetës time, jo të lehtë dhe kam nevojë t’i përkushtohem vetes. Dua t’i kushtoj rëndësi vetes si në aspektin mendor, por edhe në atë fizik.



Nuk do doja të futesha në detaje për problemet e mia të shëndetit, janë gjëra personale dhe njerëzit duhet t’i mirkuptojnë. Unë kam nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit tim, po e them troç, me shpresën që gjërat të mos përfundojnë si herën e kaluar. Është e rëndësishme për mua që kur dal në publik të projektoj energji pozitive”, u shpreh Albatrosi.

Shkrimtari tregoi se vite më parë ka pësuar vdekje klinike dhe se pas atij momenti jeta i ndryshoi plotësisht.

“Unë kam patur në të shkuarën probleme me shëndetin edhe vazhdoj të kem, por jam tip optimist dhe i qasem jetës me më të bukurën, me dëshirën më të madhe që gjërat të përfundojnë mirë dhe për këtë arsye edhe argëtohem sepse e dua jetën. Gjithmonë e kam dashur jetën. Para 5-6 vitesh unë kam përjetuar një vdekje klinike dhe ai ka qenë një moment kthese në jetën time.

Vdekja klinike ka ndodhur gjatë një trajtimi shëndetësor, pata komplikime dhe situata doli jashtë kontrollit dhe mjekët kanë luftuar 6 orë për jetën time. Në më pak se një minutë unë kam qenë pa shenja jete dhe ky moment mua më ka ndryshuar si njeri. Para kësaj situate unë kam patur plane të tjera për jetën, kam patur pasion politikën, profesione që njerëzit i shohin nëpër filma, kam dashur biznesin, kam dashur të fitoj para. Kam qenë tip agresiv dhe gangster i vogël, por ky moment mua më ndryshoi si njeri. Kur i kujtoj ato sekonda, kur e kam ndjerë veten që po shkoj kam thënë: O Zot kam edhe disa gjëra pa bërë. Kjo ishte fjala ime e fundit. E mbaj mend.

Është ai çasti kur humb frikën. Ke frikë pak përpara se të ndodhë, por pastaj t’i thjeshtë dorëzohesh. E rëndësishme është që ajo mua më ka ndryshuar dhe ka lindur Albatrosi që nuk e vret mendjen që shpreh ndjenjat e veta. Pas atij momenti unë kam bërë gjërat që gjithmonë kam dashur të bëj, nisa të shkruaj sepse e kisha lënë pas dore, nisa të merem me kërcim, kurrë s’kam ditur të kërcej, të merem me këndim, të dëfrehem e të dal.

Të gjitha këto gjëra i kisha lënë me idenë e një momenti tjetër. Unë i kam ruajtur të gjitha letrat e mia nëse nesër dikujt jeta ime mund t’i duket interesante, ato janë aty. Unë jam nga ato njerëz që kur më kap dëshira të bëj diçka dhe ngrihem dhe e bëj. Ne të gjithë themi se jeta është e bukur, por përse nuk po e jetojmë jetën e bukur?”, u shpreh shkrimtari.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas