Aktualitet

Kaloi me sukses vetingun, por ONM kërkon shkarkimin e gjyqtarit  

Në datën 1 gusht, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Gentian Medja, pasi hetimi administrativ e nxirrte me sukses tek të tre kriteret e procesit të rivlerësimit.

Por “Fax News” raporton se ONM e ka kundërshtuar këtë vendim, duke kërkuar shkarkimin e tij përmes një kërkesë drejtuar komisionerit publik që ta ankimoje vendimin e KPK.



Gjyqtari Medja, 40 vjeç, me eksperiencë gjykatës në Shkodër dhe në Gjykatën Administrative të Tiranës, ka marrë raporte të pastra nga ILKPDKI si dhe nga hetimi administrativ i komisionit për pasurinë e tij dhe të prindërve të tij të përbërë nga një apartament i privatizuar në Shkodër dhe disa llogari bankare kursimesh për një total prej 4.1 milionë lekësh bashkë me disa aksione të prindërve në ndërmarrjen e Duhan-Cigareve në Shkodër të marra nga procesi i privatizimit.

Ndërmarrja ka falimentuar shumë kohë më parë dhe aksionet e prindërve të gjyqtarit nuk kanë krijuar asnjëherë të ardhura.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas