Aktualitet

Kallëzohet në Prokurori ish-zyrtari i lartë

KLSH kallëzon në prokurori ish-Drejtorin Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, Feliks Baçi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se, në zbatim të programit të auditimit 1312/1, datë 22.12.2017, ka audituar Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar (AAC) për periudhën Janar 2016  deri më Dhjetor 2017, në përfundim të të cilit, me shkresën nr. 1312/24 datë 02.05.2018 i ka përcjellë AAC gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare të Vendimit nr. 38,  datë 30.04.2018  të Kryetarit të KLSH.



Autoriteti i Aviacionin Civil, është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e transporti ajror ne Republike e Shqipërisë, dhe funksionon në zbatim të Ligjit nr. 10040, datë 22.12.2008 “Kodi ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Në total, nga auditimi rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të AAC, pra dhe Buxhetit të Shtetit, arrin në vlerën 48 milionë leke dhe efekti negativ financiar arrin ne vlerën 30 milionë leke. 

Nga auditimi i KLSH, u konstatuan një sërë shkelje të dispozitave ligjore të cilat më kryesoret janë:

-AAC nuk ka marrë asnjë masa për kalimin e të ardhurat te realizuara por të papërdorura për llogari të Buxhetit të Shtetit, duke i mbajtur këto fonde në llogari rrjedhëse në bankat e nivelit të dytë, në lekë dhe valutë, në kundërshtim me Ligjin nr. 10233, datë 11.2.2010 “Për Aviacionin Civil”, i ndryshuar. Detyrimi që AAC ka ndaj Buxhetit të Shtetit për të ardhurat e realizuara por të papërdorura, te akumuluara para vitit 2016 e deri ne periudhën e auditimit janë ne vlerën 211 milionë leke, vlere e cila përbën të ardhura të pa derdhura për Buxhetin e Shtetit.

-Autoriteti i Aviacionit Civil ka në fuqi Rregulloren e brendshme të AAC, miratuar në zbatim të strukturës te përcaktuar ne VKM nr. 100, datë 26.02.2014, në një kohë që pas kësaj VKM struktura e AAC ka pësuar 7 ndryshime, të cilat nuk janë reflektuar në Rregulloren e brendshme të institucionit.

-Për 20 punonjës, Akti i Deklarimit të Statusit (ADS) nuk përputhet me pozicionin e punës, për tetë  punonjës ADS është i parregullt, pesë punonjës nuk kanë këtë akt dhe për 9 punonjës DAP ka refuzuar dhënien e ADS, për arsye se urdhri i emërimit në detyrë është kryer pa procedurë pranimi në shërbimin civil, në kundërshtim me VKM nr. 143, datë 12.03.2014.

-Janë emëruar në pozicione të ndryshme pune pa procedurë pranimi në shërbimin civil, 22 punonjës me kontratë, si dhe 24 punonjës nuk plotësojnë kriteret për kualifikimet dhe arsimimin e kërkuara.

-Në 6 praktika prokurimi, nuk është argumentuar dhe dokumentuar vendosja e kritereve për kualifikim, në kundërshtim me VKM nr. 914 datë 29.12.2014, i ndryshuar, neni 61, pika 2.

-Në 6 raste, nga njësia e prokurimit janë vendosur kritere diskriminuese, në kundërshtim me, nenet  20 dhe neni 46 te  LPP.

-Në 13 raste, kualifikimi, shpallja fitues e operatorëve ekonomik nga KVO, si dhe lidhja e kontratave, është kryer në mënyrë të padrejtë, në kundërshtim me neni 53, pika 3 te LPP.

-Në 2 raste, zbatimi i kontratave për mallra, shërbime dhe punë, është kryer në kundërshtim me neni 60, pika 1 te LPP.

-Në tre procedura prokurimit me objekt:“Database i komunikimit elektronik dhe sistemi i integruar i menaxhimit të AAC”, “Blerje e fasiliteteve kompjuterike për nevojat e AAC-së”, “Ruajtja dhe siguria fizike e aeroportit të Kukësit”rezultoi se:

-Kriteret për kualifikim të hartuara nga AK janë diskriminuese, konfuze dhe në kundërshtim me LPP, të cilat kanë sjellë si pasojë uljen e konkurrencës në prokurim.

-Nuk administrohet dokumentacion mbi mënyrën e përllogaritjes së vlerës së fondit limit dhe dokumentacion mbi mënyrën e përzgjedhjes dhe marrjes së ofertave.

-Operatori ekonomik me të cilin është nënshkruar edhe kontrata, është kualifikuar në kundërshtim me kriteret për kualifikim, specifikimet teknike dhe dokumentet e tenderit, si dhe në kundërshtim me nenin 53/3 të LPP.

-Konstatohet se ka mospërputhje midis çmimit të deklaruar në formularin e ofertës, si dhe çmimit për të cilin është nënshkruar kontrata respektive midis palëve.

-Nuk janë pasqyruar drejtë arsyet për skualifikim të operatorëve të tjerë pjesëmarrës.

-AK ka mbajtur dy qëndrime të ndryshme, për të njëjtin kriter për kualifikim, shkelje e rëndë kjo e LPP. Nga ana e AK është kualifikuar një OE, i cili, nuk plotëson kërkesat për kualifikim, si dhe specifikimet teknike, si dhe për më tepër, duke patur të njëjtat arsye për skualifikim, ashtu sikurse është skualifikuar oferta e OE tjetër pjesëmarrës.

-Në kushtet e mësipërme, kur në garë nuk ngelet asnjë ofertë e vlefshme, AK duhej të kishte bërë anulimin e procedurës së prokurimit, si dhe të vazhdonte me rishpalljen e saj.

-Në dy procedura prokurimi me natyrë të njëjtë me objekt: “Eventi në lidhje me Fushatën Publicitare për sensibilizimin e opinionit publik në lidhje me të drejtat e pasagjerëve dhe detyrimet e tyre (blerje aplikacioni)” si dhe (blerje posterash, fletëpalosje etj.)” u konstatua se:

-Kontrata për objektin e mësipërm të prokurimit ka vlerësim fiktiv, pa pas në dispozicion dokumentacionin e duhur.

-AK ka zhvilluar një procedurë duke u shmangur nga zhvillimi i saj me mjete elektronike sipas LPP, e cila nuk është publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik.

– Është përcaktuar qartë se në rastin konkret,AAC duhet të ndiqen procedurat e prokurimit publik, ndonëse ne fakt është vepruar në kundërshtim me LPP, duke u shmangur nga përdorimi i legjislacionit të prokurimit publik.

-Referuar LPP, rezulton se prokurimi për blerje aplikacioni, nuk bën përjashtim nga dispozitat e prokurimit publik. Për analogji, AAC ka realizuar procedura të tjera në rrugë elektronike (duke iu nënshtruar LPP) edhe për blerje sistemesh, database, programe etj. Pra, ka mbajtur dy standarde, ku në rastin konkret është shmangur nga përdorimi i LPP.

-AK ka vepruar në kundërshtim të plotë me legjislacionin e prokurimit publik lidhur edhe me përcaktimin e fondit limit për këtë praktike duke mos dhënë asnjë argumentim dhe duke mos e  dokumentuar ligjërisht atë.

-Aktualisht aplikacioni i blerë nga AAC, nuk funksionon. Arsyetimi i dhënë se ky plan është edhe për vitin 2016 nuk qëndron, pasi aplikacioni është marrë në dorëzim nga AK më datë 05.01.2017. Numri i shkarkimeve të këtij aplikacion “Asistenti Aeroportual Shqiptar” është 10+, pra një numër shumë i papërfillshëm, ka problem në komunikim me serverin, si dhe nuk është funksional për kryerjen e shërbimit të ankesave të qytetarëv, për arsye se modulet e tij nuk janë funksionale.

-Grupi i punës i ngritur per kete procedure nuk ka përcaktuar specifikime teknike.

-Në të 2 rastet, titullari i autorizuar i AK, në kundërshtim të plotë me dispozitat në fuqi, ka nënshkruar një kontratë, pa patur në dispozicion formularin e sigurimit të kontratës.

-Në të 2 rastet për ofertat e dhëna, objekti në ofertën e dhënë, nuk është i njëjtë me objektin e procedurës që AK ka zhvilluar. Zërat e ofertës së dhënë, nuk janë të njëjta me ato të kërkuara nga komisioni, edhe pse në këto kushte  oferta është pranuar nga AK. Kjo sjell si pasojë zhvillimin e një procedure të parregullt nga AAC, duke paragjykuar edhe për ndërhyrje në ofertë, për më tepër që data e ofertës është shumë kohë përpara se të dilte urdhri për titullarin e autorizuar te AK (një ofertë mban datën 17.05.2016, ndërkohë që urdhri për emërimin e Z. F.B si titullar i autorizuar mban datën 09.12.2016).

-Në kushtet e mësipërme, kur AK ka vepruar në kundërshtim të plotë me dispozitat e sipërcituara, si dhe ka zhvilluar një procedurë “fiktive” (pasi dokumentacioni i paraqitur në procedurë është lëshuar shumë kohë prapa zhvillimit të saj, pra komisioni ka pretenduar se ka vlerësuar mbi dokumentacionin e paraqitur në procedurën e zhvilluar datë 14.12.2016, ndërkohë që dokumentacion nuk ka patur në dispozicion, pasi mban datën 19.12.2016), si dhe duke u shmangur nga përdorimi i LPP, për procedurën e blerjes së aplikacionit, si dhe për më tepër kur modulet e këtij aplikacioni nuk janë funksionale, vlera prej 6,495,000 lekë, e ofertuar në këto 2 procedura përbëjnë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin penal nr. 1312/26, date 15.05.2018, respektivisht për z. F.B.,  në cilësinë e ish-Drejtorit Ekzekutiv të Aviacionit Civil, i cili në mospërmbushje të detyrës së tij funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 248 dhe 258 i Kodit Penal, pa përjashtuar edhe përgjegjësinë e personave të tjerë punonjës dhe ish-punonjës të Aviacionit Civil të konstatuar nga KLSH apo dhe persona të tjerë të cilët mund të konstatohen si përgjegjës gjatë hetimeve të mëtejshme penale, për shkeljet e trajtuara hollësishëm në Raportin Përfundimtar të Auditimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas