Kryesore, Politika

Kallëzimi i rremë/ Tom Doshi sërish në dyert e Gjykatës, prokuroria nuk pranon pafajësinë

Tom Doshi ende nuk i ka mbyllur hesapet me drejtësinë. Ai e mori pafajësinë në datë 4 korrik por ky vendim nuk është pranuar nga organi i akuzës.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se, Prokuroria e Tiranës ka bërë ankimimin pasi sipas saj vendimi i gjykatës nuk është i drejtë. Tom Doshi duhet të dënohet për kallëzim të rremë dhe të dënohet si Mark Frroku dhe Durim Bami.



Më 4 korrik Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm deputetin Tom Doshi, i cili në 2015-ën deklaroi se i kishin organizuar një atentat. Mësohet se gjykata ka dënuar me 1 vit burg ish-deputetin Mark Frrokun dhe Durim Bamin.

Pavarësisht kësaj mase Frroku nuk do të shkojë në burg, ndërsa për 1 vit dhe 4 muaj do të jetë në dispozicion për shërbim prove.

Sakaq, edhe Bami duke qenë se ka qenë për një periudhë në burg dhe arrest shtëpie, e ka shlyer dënimin e tij.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës në pretencën e saj këkoi dënimin me 1 vit burg për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku edhe për Durim Bamin.

Të tre akuzohen për kallëzim të rremë për “atentatin” e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi. Çështja bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas