Bota

Kalifornia, Parajsa që u kthye në fer… flakët shikohen dhe nga hapësira




               Publikuar në : 19:23 - 11/11/18 |
mapo.al

Numri i viktimave të shkaktuara nga zjarret masive shkatërrimtare në Kaliforni i ka kaluar 30 vetë, ndërsa zjarret trashmë po shikohen edhe nga hapsira dhe janë fotografuar nga satelitët e NASA-s, transpeton “Daily Mail”.


Zjarrfikësit luftuan me zjarre të ndezura nga të dyja anët e shtetit, qoftë në Butte County, ashtu dhe në Los Angeles, prej nga ku raportohet për dy të vdekur si pasojë e zjarreve.

Gjithsesi, shumë pak shpresa ka se flakët do të mund të përmbahen në një të ardhme të afërt, pasi Shërbimi Kombëtar Meteorologjik njoftoi se erërat e forta dhe thatësira e ajrit do të vijonin edhe përgjatë fundjavës.

“Sot, 14 trupa të tjerë janë lokalizuar, gjë që e çon numrin total të të vdekurve në 23”,- tha sherifi i kantonit Butte, Kory Honea, gjatë një konference për mediet të së shtunës vonë.

Tymi i tmerrshëm i zjarreve mbuloi qiellin për kilometra të tëra, duke e bërë diellin thuajse të pavëzhgueshëm. Në terren, makina të shumta morën flakë dhe u kthyen në mbetje metalike për skrap, ndërsa edhe linjat e energjisë elektrike u prekën nga flakët.

Urdhërevakuime të detyrueshme u lëshuan për mbi 52 mijë banorë të zonës. Në qytetin Paradise (Parajsa), më shumë se 6.700 godina, përfshi një spital, një karburant, si dhe disa restorante, u përpinë nga flakët.

Presidenti Donald Trump, i cili ndodhet në Francë për ceremonitë në kuadër të 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore, u pushtua nga kritikat për reagimin aspak simpatik ndaj këtij shkatërrimi.

“Nuk ka asnjë arsye tjetër për këto zjarre masive, vdekjeprurëse dhe të kushtueshme nëpër pyjet e Kalifornisë, përveçse nga keqmenaxhimi pyjor”, shkroi Trump në “Twitter”. “Miliarda dollarë jepen çdo vit, por shumë jetë humben, gjithçka për shkak të keqmenaxhimit të pyjeve. Korrigjohuni tani, ose nuk keni për të parë më parà nga Rezerva Federale”.

Mësohet se zjarri, ku vatra e parë nisi në Thousand Oaks, ndërsa detyroi autoritetet të urdhëronin evakuimin e 75,000 shtëpive. Gjithashtu u bë e mundur evakuimi i zonës së Malibusë, atraksioni i njohur turistik, shumë i dashur edhe për VIP-at.

Pas kësaj vatre, një tjetër u lokalizua në Kaliforninë veriore, duke vënë nën pushtetin e zjarrit hektarë tokë. Më shumë se 157 mijë njerëz të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar.



<
>
4bps5ad0d18a3e18gr0_800C450-770x433 6016096-6374157-image-a-34_1541856674491 6021574-6375329-New_satellite_images_show_the_widespread_devastation_caused_by_t-m-63_1541875416769 6021582-6375329-image-a-43_1541873490449 6022686-6375329-image-a-65_1541875841828 6033556-6376143-image-a-7_1541899462136 6033570-6376143-image-a-6_1541899390501 6033606-6376143-image-a-8_1541899467015 C_2_fotogallery_3092808_0_image-1 C_2_fotogallery_3092808_1_image-1 C_2_fotogallery_3092808_4_image-1 AFP-TV_20181110_DIS_USA_DisasterFire_VID1262399_EN_en


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas