Aktualitet

Kalendari i shëndetit, Vasili: Është rritur jetëgjatësia

Ministria e Shëndetësisë bën publik kalendarin e aktiviteteve të promocionit shëndetësor për vitin 2012, nëpërmjet të cilit qytetarët do të marrin informacion për sëmundje të ndryshme. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili theksoi se kalendari është një udhëzues i filozofisë së re të shëndetit publik me tematikat më sensibile dhe më të rëndësishme për komunitetin e gjerë. “Aty do të gjenden që nga problematikat e depistimit të hershëm të kancerëve, problemet e dhunës ndaj grave, probleme të diabetit. I interesojnë thuajse 100% popullatës. Me rritjen e jetëgjatësisë, tashmë vendi ynë hyn tek ato vende që kanë  një mesatare të lartë të jetëgjatësisë mbi 78 vjeç, këto problematika hasen gjithnjë dhe më shumë”, – deklaroi ministri Vasili. Sipas kreut të Shëndetësisë, ky kalendar do të gjendet dhe në tavolinat e punës së kolegëve të qeverisë për t’iu kthyer motos së vjetër dhe të re të OBSH-së, që secili mund të jetë sadopak ministër Shëndetësie, sidomos në problemet e mëdha të shëndetit. Kalendari i shëndetit do të jetë në monitorim të vazhdueshëm, ndërkohë që iniciativa të tilla nuk do të jenë vetëm në Tiranë, por do të jenë të shpërndara në të gjithë territorin.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas