Te Vecanta

“Kafshime, ngulje thonjsh”, flet striptisti i abuzuar nga gratë e 8 Marsit






               Publikuar në : 14:34 - 17/03/18 |
mapo.al

“Kur ngjiten në skenë është shumë errësirë dhe nuk e dallon dot se sa të dehura janë”, ka thënë striptisti që e ka parë veten disa herë në vështirësi gjatë shfaqjeve.


Britaniku Lotan Carter ka thënë për televizionin ITV se është kafshuar dhe gërvishtur shumë herë nga femrat e dehura në skenë, në mënyrë abuzive.

Ai bën thirrje që keqtrajtimi i striptistëve meshkuj duhet të merret po aq seriozisht sa ai i femrave: “Po të prekeshin femrat ashtu si preken striptistët meshkuj, do të ishte bërë nami”, thotë ai.

Shumë gra në Britaninë e Madhe u mblodhën nëpër klube për 8 Mars, dhe niveli i tepruar i alkoolit çoi deri në dhunë.

Në një klub në Middlesbrough u desh ndërhyrja e policisë për të ndarë një sherr që kishte nisur teksa pjesëmarrëset po shijonin shfaqjen me striptistë meshkuj.



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas